LAJMI I FUNDIT:

Çdo e treta kompani në Maqedoni me fitim më të ulët se vitin e kaluar

Çdo e treta kompani në Maqedoni me fitim më të ulët se vitin e kaluar

Një nga tre kompani ndër 30 bizneset më të fuqishme në Maqedoni që punojnë në Bursën e Maqedonisë, shënojnë ulje të të ardhura në nëntë muajt e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan gazeta Koha.

Rezultate më të dobëta tregojnë kompanitë e ndërtimtarisë, ndërsa më pak të ardhura nga shitja kanë edhe disa kompani të mëdha nga industria ushqimore, metalike dhe e tekstilit. Sipas analizës së revistës “Kapital”, lidhur me rezultatet financiare të 103 kompanive në Bursë, neto fitimi i tyre është afër 140 milionë euro që është për 4.8 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Madje, edhe sektori i bankave që vite me radhë krenohet me fitime të mëdha, në periudhën janar-shtator 2017 shënon më pak fitim, kryesisht për shkak të rezultateve më të dobëta financiare të dy bankave të mëdha.


Fitimi i kompanisë OKTA është 2.2 milionë euro dhe paraqet përgjysmim të rezultateve të vitit të kaluar, përkundër qarkullimit prej 271 milionë euro që është rritur për 23 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kompania “Makpetrol” tregoi fitim prej 3.3 milionë euro dhe shitje prej afër 226 milionë euro. “Telekomi i Maqedonisë” ka shënuar fitim prej 18.8 milionë euro e që paraqet një rritje prej afër 63 për qind, duke shënuar edhe shitje prej 124.5 milionë euro. Kompania farmaceutike “Alkaloid” shënon fitim prej 9 milionë euro dhe shitje prej 108 milionë euro.

Nga kompanitë metalurgjike, që kryesisht janë të orientuara në eksport, “Arcellor Mital” ka minus në fitim 2.4 milionë euro, përkundër rritjes së shitjes për 26 për qind ose në 86 milionë euro. Hekurana “Makstil” nga ana tjetër ka fitim prej 58 mijë euro dhe shitje prej 64 milionë euro. Kompania ndërtimore “Granit” shënon fitim prej 5.9 milionë euro që paraqet ulje prej minus 2.4 për qind, dhe qarkullim prej 62 milionë euro. Kompania e prodhimit të çimentos “Usje” shënon ulje prej afër 10 për qind të fitimit të vlefshëm 1.2 milion euro.

Njëherësh, kjo kompani ka shitje prej 53.4 milionë euro, me rritje prej 4 për qind. Kompania e ushqimit “Pekabesko” me fitim prej 1.2 milion euro shënon ulje prej afër 32 për qind në raport me nëntëmujorin e vitit të kaluar. “Pekabesko” shënon shitje prej afër 53 milionë euro me rritje të saj prej 10 për qind. Kompania “Fershped” shënon fitim prej 1.3 milion euro dhe qarkullim prej 43 milionë euro. Në sektorin e bankave, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë, fitim më të madh ka “Stopanska Banka” me 30.6 milionë euro fitim, ose me rritje prej 1.4 për qind.

“NLB Banka” ka fitim prej afër 25 milionë euro apo për një të tretën më shumë se vitin e kaluar. Përgjysmim të fitimit tregojnë “Sosiete Zheneral” që sivjet ka pasur profit prej 3.4 milionë euro. “Banka Komerciale” tregon fitim prej 1.7 milion euro që paraqet një ulje prej 80 për qind në raport me vitin e kaluar.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori