LAJMI I FUNDIT:

Cavani vazhdon të çalojë, Uruguai në frikë për ndeshjen me Francën

Cavani vazhdon të çalojë, Uruguai në frikë për ndeshjen me Francën

Uruguai ka frikë për gjendjen fizike të Edinson Cavanit, i cili u desh ta lërë fushë ndaj Portugalisë.

Shënuesi i dy golave u largua para kohe me Portugalinë, pasi ishte dëmtuar, por mungesa mund të vazhdojë edhe në çerekfinale ndaj Francës.


Shkalla e dëmtimit mund të jetë më e rëndë nga sa ishte parashikuar.

Sipas burimeve pranë lojtarit, bëhet fjalë për këputje të pjesshme të muskulit të pulpës së majtë.

Nëse konfirmohet zyrtarisht kjo diagnozë, atëherë “El Matador” rrezikon të mungojë në të gjitha ndeshjet e mbetura, edhe nëse Uruguai shkon në finale.

Sigurisht që nevojiten ekzaminime më të detajuara për të kuptuar më saktë shkallën e dëmtimit, por Cavani nuk dëshiron të heqë dorë.

“Shpresoj t’ia dal, do të bëj të pamundurën për të qenë kundër Francës”, ka thënë ai.

Pritet që Federata Uruguaiane e Futbollit të dalë me një komunikate zyrtare për “Rastin Cavani”.

Ai është parë para stërvitjes duke çaluar, ndërsa nuk ka stërvitur me pjesën e tjetër të skuadrës. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori