LAJMI I FUNDIT:

Cavaliers dhe Golden State shënojnë fitoret e radhës (Video)

Cavaliers dhe Golden State shënojnë fitoret e radhës (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar 12 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

Kampioni dhe nënkampioni kanë shënuar fitoret e radhës duke u përforcuar në kreun e tabelës.


Gjersa Cleveland Cavaliers ka triumfuar kundër Indiana Pacers me rezultat 132-117, Golden State Warriors triumfoi ndaj Chicago Bulls me rezultat 123-92, transmeton Telegrafi.

Basketbollistët më efikas te Cavs ishin Kyrie Irving dhe Kyle Korver me nga 29 pikë secili duke lënë në hije LeBron Jamesin që realizoi katër pikë më pak se dyshja e lartpërmendur.

Paul George dhe Jeff Teague me nga 22 pikë dhe C.J. Miles me 23 sosh nuk ishin të mjaftueshëm për të evituar humbjen e radhës.

Në anën tjetër, Kevin Durat regjistroi ‘double-double’ te Warriors në saje të 22 pikëve dhe dhjetë kërcimeve, por më efikasi ishte Klay Thompson me 28 sosh. Te Chicago, Robin Lopez regjistroi ‘double-double’ fal 17 pikëve dhe dhjetë kërcimeve.

Pas kësaj, Cavs bilanc prej 36 fitoreve dhe 15 humbjeve ndërsa Indiana ka 29 triumfeve dhe 23 pësime.

Ndërsa Golden State ka 44 fitore dhe tetë humbje teksa Chicago ka bilanc të barabartë sa i përket humbjeve dhe fitoreve, nga 26 sosh. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Philadelphia 103-111 San Antonio

Detroit 121-102 L.A. Lakers

Minnesota 112-109 Toronto

Milwaukee 88-106 Miami

Sacramento 108-92 Boston

Brooklyn 110-104 Washington

Atlanta 117-106 Denver

New York 115-119 L.A. Clippers

New Orleans 94-127 Utah

Memphis 110-91 Phoenix