LAJMI I FUNDIT:

Çaushi: Vazhdojmë me gaz lotsjellës

Çaushi: Vazhdojmë me gaz lotsjellës

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka bërë të ditur se opozita nuk do të ndërrojë mënyrë të të vepruarit.

Ai, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se nuk ka asnjë ndryshim në skenën politike që të ketë ndryshim në veprimet e qasjen e opozitës.


“Një qeveri antikushtetuese nuk ka çka kërkon në pushtet. Një qeveri antikushtetuese që bën koncesione në interes të Serbisë, s’ka çka të bëjë në pushtet. Nesër është thirrur një seancë e , dhe qasja e opozitës do të jetë e njëjtë për shkak se esencialisht nuk kemi asnjë ndryshim, që do të bënte që opozita të reagojë ndryshe. Ky Kuvend është shndërruar në instrument për të punësuar njerëz e për të kontrabanduar edhe Presidentin e Kosovës. Nuk ka arsye për të mos pasur gaz lotsjellës e për të pasur qasje tjetër nga opozita”, ka thënë ai.