Cate Blanchett shkëlqen me një fustan të veçantë në ceremoninë e çmimeve Bambi 2025 në Mynih

Cate Blanchett mahniti publikun me një fustan dramatik ngjyrë vjollcë, të zbukuruar me pupla, ndërsa mori pjesë në ceremoninë e çmimeve Bambi 2025 në Mynih, ku u nderuan figurat me ndikim në median dhe televizionin ndërkombëtar.
Fustani i aktores 56-vjeçare kishte një fund transparent të cilin e kombinoi me taka të bardha me majë të mprehtë, duke nxjerrë në pah elegancën e saj të veçantë.
Aktoren e shoqëruan yjet e modës Naomi Campbell dhe Heidi Klum, të cilat gjithashtu tërhoqën vëmendjen me veshjet e tyre të mrekullueshme, shkruan DailyMail.

Naomi, 55 vjeçe, veshi një fustan të bardhë me fund të gjatë bisht peshku, ndërsa Heidi, 52 vjeçe, mburrej me një fustan të zi me qëndisje me lule dhe dekolte të rrudhur.
Pjesëmarrja e Cate erdhi përpara pranimit të çmimit për Aktoren Ndërkombëtare, ndërsa superylli Cher u nderua në kategorinë Legjendë.

Redaktorja e revistës InStyle dhe anëtare e jurisë së Bambi-t, Sophie Grützner, theksoi se Blanchett vazhdon të mahnisë kritikët me talentin dhe elegancën e saj, duke treguar se nuk ka nevojë të jesh i zhurmshëm për të lënë gjurmë.
Angazhimi i saj shoqëror si ambasadore e OKB-së për refugjatët dhe përkushtimi ndaj mbrojtjes së klimës e bëjnë figurën e saj edhe më të admirueshme, ndërsa aktorja ka paralajmëruar planet për t’u tërhequr gradualisht nga aktrimi. /Telegrafi/




























































