LAJMI I FUNDIT:

Casemiro zbulon emrat e katër miqve më të afërt te Man Utd

Casemiro zbulon emrat e katër miqve më të afërt te Man Utd

Mesfushori i Manchester Unitedit, Casemiro zbuloi se Cristiano Ronaldo, Diogo Dalot, Antony dhe Fred janë miqtë e tij më të ngushtë në Old Trafford.

Casemiro iu bashkua United nga Real Madrid në afatin kalimtar të verës dhe shpejt ka bërë disa miq të mirë.


Deri më tani, ai ka krijuar një lidhje të ngushtë me kontingjentin brazilian dhe portugez të ekipit.

“Unë jam më i afërt me Cristianon, Diogo Dalot, Fred dhe Antony”, ka thënë fillimisht Casemiro për faqen zyrtare të klubit.

“Mendoj se është një zhveshtore e relaksuar, të gjithë punojnë shumë dhe kanë shumë respekt për stemën, klubin dhe shokët e tyre të skuadrës”.

“Mendoj se puna e madhe është gjëja më e rëndësishme. Sigurisht, ka kohë për punë dhe më pas kohë për shaka, mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi braziliani.

Reprezentuesi brazilian ende po vendoset në Old Trafford, kështu që nuk është çudi që ai është lidhur me kolegët e tij që flasin gjuhen portugeze.

30-vjeçari ka bërë pesë paraqitje në Ligën Premier për Unitedin, edhe pse ka startuar vetëm një.

Mesfushori do të shpresojë të fillojë ndeshjen e tij të dytë sot (e diel), kur skuadra e tij do të presë Neëcastle Unitedin. /Telegrafi/