LAJMI I FUNDIT:

Casemiro u përjashtua me karton të kuq pas një momenti çmendurie ndaj lojtarit të Crystal Palace

Casemiro u përjashtua me karton të kuq pas një momenti çmendurie ndaj lojtarit të Crystal Palace

Mesfushori i Manchester United, Casemiro, është përjashtuar me karton të kuq pasi i ka vendosur duart rreth qafës mesfushorit të Crystal Palace, Will Hughes, në një moment çmendurie që nuk shihet shpesh në fushat e futbollit.

Djajtë e Kuq ishin në kontroll në Old Trafford të shtunën pasdite falë golave ​​të Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford në të dyja pjesët.

Fernandes konvertoi një penallti në pjesën e parë përpara se Rashford të shtonte golin e dytë me golin e tij të 10-të në ligë të sezonit.

United dukej rehat duke shkuar në fund të ndeshjes përpara se një përleshje e madhe shpërtheu në fushë.

Anësori i Palace, Jeffrey Schlupp e shtyu yllin e Unitedit, Antony, drejt reklamave ë një grumbullim reklamash, që pa çdo lojtar të përfshihej.

Schlupp mori një karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner, ashtu sikurse edhe Antony.

Megjithatë, edhe pse dukej se ishte fundi i historisë, përfshirja e VAR-it ndryshoi situatë.

VAR-i e hetoi Casemiron duke e kapur me duar për fyti kundërshtarin e tij, Hughes, gjatë tollovisë, dhe Marriner pasi e pa incidentin në monitor vendosi t’i jap 30-vjeçarit kartonin e kuq.

Kjo padyshim se nuk ishte mënyra më e mirë se si Casemiro donte të rikthehej në ndeshjen e tij të parë në Ligën Premier, pasi vuajti një pezullim kundër Arsenalit për grumbullimin e shumë kartonëve të verdhë.

Casemiro tani do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Unitedit, kundër Leeds United dhe Leicester City në fund të këtij muaji. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori