LAJMI I FUNDIT:

Casemiro: Brazili ka lojtarë cilësorë, por asnjëri nuk është në nivel të Neymarit

Casemiro: Brazili ka lojtarë cilësorë, por asnjëri nuk është në nivel të Neymarit
(Foto: Twitter/Getty)

Casemiro ka folur për vështirësitë me të cilat përballet Brazili në Kampionatin Botëror, pas lëndimit të Neymarit.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit u lëndua në sfidën e parë dhe do të mungojë në ndeshjet tjera grupore të Selecaos.


“Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në borë dhe fatkeqësisht, nuk do të jetë aty për ndeshjen e radhës”.

“Kemi lojtarë cilësorë, por kur i krahason me Neymarin, është vështirë ta gjesh një në nivelin e tij”, ka deklaruar Casemiro.

Brazili sfidën e radhës e zhvillon të hënën ndaj Zvicrës në kuadër të Grupit G. /Telegrafi/