LAJMI I FUNDIT:

Casano nuk i ndahet Mourinhos: Sërish e fyen portugezin – përmendet edhe Marko Livaja

Casano nuk i ndahet Mourinhos: Sërish e fyen portugezin – përmendet edhe Marko Livaja

Antonio Cassano është i indinjuar me komentet e fundit të Jose Mourinhos në lidhje me karrierën e tij dhe një përplasje me Marko Livajan.

Ish-sulmuesi i Barit dhe Romës shkaktoi dramën kur krahasoi trajnerin portugez me homologun e tij të Lazios, Maurizio Sarrin, duke thënë se trajneri i Giallorossëve nuk i bëhet vonë për futbollin dhe se ai është thjesht një shfaqje teatrale.


Mourinho ishte i qetë kur u pyet në lidhje me këto komente dhe tregoi mendjemprehtësinë e tij në konferencën për shtyp me përgjigjen e tij, duke theksuar se si Cassano ‘thjesht dëshiron të kënaqet’ dhe duke iu referuar një sherri me Livajan.

“Unë i them vetëm një gjë se ai është 40 dhe unë jam 60, herë pas here në jetë, nëse përpiqesh gjithmonë të luash bowling, gjen një Marko Livaja dhe argëtohesh më pak”, kishte thënë portugezi.

Cassano: Nëse Real Madridi dëshiron një menaxher futbolli, mos ta telefonojë Mourinhon
Lexo po ashtu Cassano: Nëse Real Madridi dëshiron një menaxher futbolli, mos ta telefonojë Mourinhon

Megjithatë, gjërat nuk kanë përfunduar me kaq, pasi Cassano tani është përgjigjur me një video në sotrien e tij në Instagram, ku shpjegoi incidentin e Livajas dhe përsëri goditi Mourinhon.

“Dikush po shkruan gjepura për atë që tha Mourinho, se më pas vjen situata e Livajas dhe bëhet e vështirë. Në jetën time momentet e vështira ishin nga zero në 18, sepse aty ku jetoja duhet të ishe i zgjuar, përndryshe nuk vazhdoje”, thotë Cassano.

“Me Livajën i thamë fjalë njëri-tjetrit, për gjithçka, unë atij dhe ai me mua, pas dy ditësh ishim miq si më parë. Nëna ime më mësoi, i dashur Mourinho, të mos kem frikë nga asgjë dhe askush”.

“Kemi pasur një grindje, por kanë qenë njëzet persona që kanë ndërhyrë, nuk ka ardhur kurrë në një konfrontim fizik”.

“Thuaji lepurushit që pretendon se e di se unë kurrë nuk kam fituar asgjë, kjo është marrëzi. Një tjetër pamje m**i, përveç mënyrës se si i bëni skuadrat tuaja të luajnë”.

Mourinho i kundërpërgjigjet në mënyrë brutale Cassanos pas akuzave të këtij të fundit
Lexo po ashtu Mourinho i kundërpërgjigjet në mënyrë brutale Cassanos pas akuzave të këtij të fundit

“Por, kjo është një pyetje e vogël me të cilën do të merremi më vonë. Në jetën time nuk i kam marrë askujt asgjë, ndoshta kam qenë me fat. Unë e them këtë për ju, lamtumirë Mourinho”, shton më tej Cassano.

Cassano nuk është i panjohur për polemika, duke bërë rregullisht komente fyese në lidhje me lojtarët dhe ekipet, duke irrituar shumë tifozë dhe shikues. Në fillim të shkurtit, ish-sulmuesi theksoi mospëlqimin e tij për Mourinhon, duke sugjeruar se ai nuk ishte kurrë një trajner i madh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori