Dani Carvajal, kapiteni i Real Madridit, ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e La Ligës që lejon Villarrealin dhe Barcelonën të luajnë ndeshjen e tyre në Miami, duke e cilësuar si një shkelje të rregullave të garës.

“Kjo është një shkelje e qartë e rregullave. Të gjitha ekipet duhet të garojnë në të njëjtat kushte”, deklaroi mbrojtësi 33-vjeçar për transmetuesin publik RTVE.


Në La Ligë, çdo ekip planifikohet të luajë një herë në shtëpi dhe një herë jashtë fushe ndaj të njëjtit kundërshtar.

Villarreal - Barcelona, luhet në Miami

Vendimi për ta zhvilluar ndeshjen në stadiumin Hard Rock në Miami më 20 dhjetor, një vend neutral, ka ngjallur polemika mes lojtarëve dhe klubeve.

Carvajal, i cili mori shiritin e kapitenit këtë verë nga Luka Modric, theksoi se lojtarët dhe klubet kërkojnë një konkurrencë më të drejtë, por sipas tij, La Liga nuk po i përmbahet kësaj parimi.

Nga ana tjetër, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e konsideroi ndeshjen si një hap historik për futbollin spanjoll.

tebas Javier Tebas telegrafi.com

“Ne i kuptojmë shqetësimet, por kjo është një ndeshje nga 380 të sezonit. Miliona tifozë në mbarë botën meritojnë mundësinë t’i ndjekin ekipet e tyre drejtpërdrejt të paktën një herë”, deklaroi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app