LAJMI I FUNDIT:

Carragher vazhdoi të tallet me Manchester Unitedin: Mori me vete pijen që ua kujton rivalëve shtatë gola

Carragher vazhdoi të tallet me Manchester Unitedin: Mori me vete pijen që ua kujton rivalëve shtatë gola

Futbollisti legjendar i Liverpoolit, tashmë analist, Jamie Carragher, ende vazhdon t’u kujtojë tifozëve të Manchester United debaklin që ndodhi të dielën.

Liverpooli e mposhti Manchester Unitedin me rezultat 7-0 dhe i shkaktoi rivalit më të madh humbjen më të rëndë në historinë e këtij derbi.


Carragher filloi menjëherë të tallet me rivalin e tij, ku gjatë komentit të ndeshjes publikoi një selfie së bashku me legjendën e United, Gary Neville.

Shprehja e fytyrës së Neville tregonte se sa e vështirë ishte për të në ato momente, ndërkohë që klubi i tij i dashur po përjetonte një debakël.

Ish-mbrojtësi i Liverpool shkoi një hap më tej mbrëmë në provokimin e rivalëve të tij më të mëdhenj.

Carragher solli një pije “7up” në emisionin në studio, e cila i kushtohej ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Chelsea dhe Borussia Dortmund, e vendosi para tij dhe vuri në dukje mbishkrimin gjatë gjithë emisionit.

Sigurisht, arsyeja është për të kujtuar se sa gola shënoi Liverpooli i tij ndaj rivalit më të urryer në derbin që u luajt të dielën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori