LAJMI I FUNDIT:

Carragher jep versionin e tij pse u injorua nga Ronaldo në Old Trafford

Carragher jep versionin e tij pse u injorua nga Ronaldo në Old Trafford
(Foto: Screenshot/Twitter)

Jamie Carragher ka thënë se ka pasur të drejtë nga dita e parë në lidhje me rikthimin e pasuksesshëm të Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi dhe kjo ishte arsyeja pse portugezi e injoroi të hënën mbrëma.

Djajtë e Kuq ishin nikoqirë të Liverpoolit në Old Trafford, ndërsa para ndeshjes, superylli i futbollit shkoi për t’i përshëndetur Roy Keane dhe Gary Neville.


Aty ndodhej edhe legjenda e Redsave, të cilin 37-vjeçari e injoroi haptas duke refuzuar t’i flasë.

Duke dhënë versionin e tij për këtë situatë, Carragher theksoi se edhe trajneri Erik ten Hag mendon si ai, pasi e la Ronaldon në bankën rezervë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, të cilën e fitoi Unitedi.

Ronaldo injoron keq Carragherin duke mos ia zgjatur dorën, Keane e Neville pastaj tallen me ish-mbrojtësin anglez
Lexo po ashtu Ronaldo injoron keq Carragherin duke mos ia zgjatur dorën, Keane e Neville pastaj tallen me ish-mbrojtësin anglez

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ka bërë shaka me veten në Twitter duke shkruar: “Mbrëmje e keqe nga fillimi deri në fund! Më la bosh miku im i mirë, Ronaldo, Man Utd shfaqi luftë dhe cilësi ndaj Liverpoolit”.

Ndërsa gjatë të martës, ai theksoi se kishte pasur të drejtë për CR7 që nga fillimi dhe se trajneri mendon njësoj si ai, porse edhe legjendat e Man Utd tash e tutje do të pajtohen me të. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter)

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori