Një person i cili nuk është i impresionuar nga lëvizja e Philippe Coutinho në Barcelonë është ish-lojtari dhe kapiteni i Liverpoolit, Jamie Carragher, i cili sugjeroi se nuk ia vlen tarifa e transferimit prej 140 milionë eurosh që katalanasit i paguan Redsave për shërbimet e tij.

Coutinho u transferuar në fillim të janarit nga Barcelona për një shifër që së bashku me bonuse mund të shkoj deri në 160 milionë euro.


Ky transferim u lavdërua nga të gjithë, por jo edhe nga Carragher, i cili kritikoi këtë lëvizje në mes të sezonit.

"Unë nuk jam dakord me humbjen e tij në mes të sezonit", ka thënë fillimisht Carragher për Sky Sports.

Coutinho 1 Carragher mendon se Coutinho nuk vlen 140 milionë euro (Getty Images)

"Në atë kohë, Liverpooli ishte gjallë në Kupën FA dhe janë ende në garë në Ligën e Kampionëve".

"Tifozët e Liverpoolit, duke përfshirë edhe veten time, ndiheshin mirë kur Coutinho qëndroi në verë, edhe pse e dinim se do të shkonte në fund të sezonit".

"'Coutinho nuk është aq i mirë. Ai nuk vlen 140 milionë euro", shtoi anglezi.

"Unë do t'ia kisha preferuar atij që të fitoj para pak më pak, të sigurohej që klubi e kishte atë në këtë pjesë të sezonit, dhe pastaj le të shkonte në verë", përfundoi ish-kapiteni i Reds. /Telegrafi/

telegrafi sport app