LAJMI I FUNDIT:

Carpi bind Interin për sulmuesin shqiptar

Carpi bind Interin për sulmuesin shqiptar

Inter ka ndërruar mendje për Rey Manaj.

Sulmuesi shqiptar do të vazhdojë të luajë në Serinë B, duke mos u transferuar në Gjermani apo Portugali, ku Augsburgu dhe Vitoria Guimaresh shfaqën interes.


Madje, ditët e fundit Empoli pati një interesim të madh për ish-sulmuesin e Pescarës dhe Pizës një sezon më parë, por në fund ka fituar Carpi, transmeton kohajone.

Skuadra bardhëkuqe ka arritur që të bindë Interin, që do t’i japë kështu sulmuesin, të cilin e bleu nga skuadra e Cremoneses për 1 milionë euro.

Pritet përgjigja e Manajt, por ajo me shumë mundësi do të jetë pozitive.