LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Nuk do të rritet mosha e pensionimit

Carovska: Nuk do të rritet mosha e pensionimit

Ministresha për Punë dhe Politika Sociale, Mila Carovska ka bërë të ditur se nuk do të rritet mosha e pensioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, pensionet janë stabile dhe të sigurta. Në konferencën për shtyp, Carovska raportoi për punët e kryera në këtë ministri, duke bërë të ditur se 4535 punëtorë të falimentuar kanë siguruar përgjigje pozitive, dhe rreth 90 mijë qytetarë marrin rroga më të larta.


Nga të dhënat tjera, 138 vende të reja pune janë siguruar në qendrat për punë sociale, 486 punësime janë bërë në afat të pacaktuar nëpër çerdhe, janë hapur tre strehimore për të pastrehët, si edhe janë riparuar 30 qendra për punë sociale, që janë në shërbim të 200 mijë qytetarëve.

Carovska bëri të ditur se janë duke u përgatitur ligje të reja për mbrojtje sociale dhe për marrëdhënie pune, dhe punohet në një ligj të ri evropian për mosdiskriminim. /Telegrafi/