Kombëtarja e Ganës ka vendosur të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në stol, duke emëruar trajnerin me përvojë Carlos Queiroz vetëm dy muaj para nisjes së Kupës së Botës.

73-vjeçari portugez konsiderohet si një nga trajnerët më me eksperiencë në arenën ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka mbajtur plot 12 poste si trajner. Ai ka drejtuar dy herë Kombëtaren e Portugalisë dhe Kombëtaren e Iranit, si dhe disa përfaqësuese të tjera që nga viti 1991.


Gjatë karrierës së tij si përzgjedhës, ai ka qenë në krye të Kombëtares së Emirateve të Bashkuara Arabe, Kombëtares së Arabisë Saudite, Kombëtares së Afrikës së Jugut, Kombëtares së Kolumbisë, Kombëtares së Katarit dhe Kombëtares së Omanit.

Ai zëvendëson Otto Addo, i cili u shkarkua më 31 mars pas humbjeve në miqësore ndaj Kombëtares së Gjermanisë dhe Kombëtares së Austrisë.

Queiroz ka pasur edhe një eksperiencë të pasur në nivel klubesh, ku ka punuar si ndihmës i Sir Alex Ferguson te Manchester United, si dhe ka drejtuar Real Madrid.

“E pranoj këtë mision me të njëjtin pasion dhe përkushtim që më ka udhëhequr gjatë gjithë karrierës sime. Gana është një komb talenti, krenarie dhe shpirti futbollistik,” deklaroi ai në prezantim.

Në Kupën e Botës, Kombëtarja e Ganës do të përballet me Kombëtaren e Kroacisë, Kombëtaren e Anglisë dhe Kombëtaren e Panamasë, në një grup ku çdo ndeshje pritet të jetë vendimtare për kualifikimin. /Telegrafi/

telegrafi sport app