Carlos Alcaraz në një lidhje me modelen amerikane Brooks Nader

Fituesi i këtij edicioni të US Open, Carlos Alcaraz, është në një lidhje me modelen amerikane Brooks Nader – lajmi është konfirmuar nga motra e saj, Grace Ann Nader.
“Thashethemet janë të vërteta. Fjala ‘po dalim bashkë’ më duket pak e thjeshtë për ta përshkruar, por unë e di që ai është i duhuri,” – tha Grace Ann për E! News, gjatë një sfilate ku Brooks mori pjesë në kuadër të New York Fashion Week.
Ajo shtoi se ende nuk e ka takuar personalisht tenistin spanjoll, por mezi pret ta bëjë këtë. Zërat për lidhjen mes Alcaraz dhe Brooks nisën të qarkullonin në fund të javës së kaluar, kur modelja u pa të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së trofeut pas fitores së tij kundër Jannik Sinner në finalen e US Open.
Ajo që e bën edhe më interesante këtë histori është fakti se më herët mediat e huaja raportonin se Brooks kishte një lidhje pikërisht me Sinner. Madje, gjatë një interviste në Jimmy Kimmel Live!, moderatorit nuk i shpëtoi rasti për t’ia përmendur këtë.
“Erdha këtu për një intervistë apo për një pyetësor? Jam kaq e frikësuar tani,” u shpreh ajo me humor, duke shtuar me shaka se “jam nën betim”.
Brooks Nader u divorcua në fund të vitit të kaluar nga Billy Haire, me të cilin ishte e martuar gati pesë vjet. Ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht kur fitoi garën Swim Search në vitin 2019, duke u bërë modele e revistës prestigjioze Sports Illustrated Swimsuit Issue. /Telegrafi/




























































