LAJMI I FUNDIT:

Capello: Deschamps kishte të drejt me Benzeman

Capello: Deschamps kishte të drejt me Benzeman

Ish- trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, mbështet mospërfilljen e Didier Deschamps ndaj Karim Benzemas.

Sulmuesi u lirua nga skuadra e Francës për Kampionatin Botëror, përpara fillimit të turneut për shkak të një lëndimi në kofshë, por u injoruar në faza të vonshme të turneut, kur ishte i gatshëm.


I pyetur nëse Deschamps kishte gabuar që injoroi fituesin e Topit të Artë, Capello tha: “Jo, unë bëra të njëjtën gjë me Savicevic përpara finales së Kupës Ndërkontinentale në vitin 1993”.

“Në ditën e lojës, ai më tha se ishte gati të luante pasi kisha përgatitur gjithçka me Raducioiu. Për respekt, nuk e lashë të luante. Mendova se ishte një vendim i drejtë për ekipin”.

“Tani mbetet pyetja: a do të kishin fituar Milani dhe Franca një trofe më shumë me Savicevic dhe Benzema? Ndoshta, po”, ka shtuar më tej ai.

Benzema madje kishte refuzuar të shkonte në Katar për të shikuar finalen nga afër, duke mbajtur mëri ndaj trajnerit Deschamps dhe disa nga bashkëlojtarëve. /Telegrafi/