LAJMI I FUNDIT:

Cantona: Manchester United luan si të bësh dashuri me një të moshuar

Cantona: Manchester United luan si të bësh dashuri me një të moshuar

Eric Cantona ka thënë se Manchester United aktualisht po luanë si të bësh dashuri me një të moshuar.

Legjenda e Djajve të Kuq deklaroi se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk ka ritëm të lojës, derisa po qëndrojnë në pozitën e tetë pas 18 javësh.


“Manchester United zë një vend të veçantë në zemrën time. Por të shikosh United duke luajtur tani, është si të bësh dashuri në një moshë të thyer”, ka thënë ai.

Ole Gunnar Solskjaer

“Ju përpiqeni aq sa mundeni, por në fund të ditës, të dyja palët mbeten të zhgënjyer”.

Dy gabime nga United dhe Watford merr tri pikë të mëdha në Ligën Premier
Lexo po ashtu Dy gabime nga United dhe Watford merr tri pikë të mëdha në Ligën Premier

Skuadra e Solskjaer gaboi rëndë në ndeshjen e fundit pasi humbi me Watfordin me rezultat 2-0.

Anglezët lanë pikë të rëndësishme dhe u mundën nga vendi i fundit i Ligës Premier. /Telegrafi/