Canoo, një startup i automjeteve elektrike është në vështirësi dhe mendon se “do t’i mbarojnë paratë”.

Në terma të qartë, kompania amerikane raporton se ka para të mjaftueshme për ta përballuar vetëm një tremujor tjetër dhe nuk është e sigurt nëse do të jetë në gjendje të qëndrojë në treg përtej kësaj, përcjell Telegrafi.

“Që nga data e këtij njoftimi, ne po raportojmë se ka dyshime thelbësore në lidhje me aftësinë e kompanisë për të vazhduar më tej”, ka deklaruar kompania në raportin e saj të fitimeve të tremujorit të parë.

Canoo u themelua në fund të vitit 2017 kur ish-ekzekutivi i BMW-së, Stefan Krause u largua nga startup-i i atëhershëm i automjeteve elektrike Faraday Future.

Krause dhe disa nga drejtuesit e tjerë që bashkëthemeluan Canoo – që atëherë quhej Evelozcity – u paditën nga Faraday Future për “vjedhje” të punonjësve dhe “vjedhje të sekreteve tregtare”, megjithëse padia u zgjidh në fund të vitit 2018.

Prodhuesi i automjeteve ka “në punë” disa automjete elektrike, duke përfshirë MPDV, një furgon me shumë qëllime dhe kamionçinë Canoo Pickup. /Telegrafi/