LAJMI I FUNDIT:

Cannelloni me spinaq – një pjatë italiane që askush nuk mund t’i rezistojë

Cannelloni me spinaq – një pjatë italiane që askush nuk mund t’i rezistojë

Nëse jeni duke kërkuar për një pjatë të re për të rifreskuar menynë tuaj, ju sugjerojmë një recetë të vjetër italiane për cannelloni me spinaq

Kuzhina italiane është shumë joshëse dhe e dëshirueshme në zonën tonë, ndaj kënaquni dhe përgatiteni këtë recetë të vjetër, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 250 gr cannelloni të pagatuar.

Për salcën:

▪ një thelb hudhër,
▪ 125 g djathë mozzarella,
▪ 2 lugë djathë parmesan,
▪ 440 g lëng domatesh.

Mbushja:

▪ 300 gr spinaq,
▪ 1/2 filxhan ujë,
▪ 250 gr djathë riccota,
▪ 2 lugë djathë parmesan,
▪ 1 vezë,
▪ 1/4 lugë çaji arrëmyshk,
▪ piper.

Përgatitja:

Ziejini spinaqin derisa të zbutet, kullojeni dhe kur të ftohet, grijeni imët.

Përzieni spinaqin me djathin riccota, parmesan, vezën, arrëmyshkun dhe me piper të zi.

Mbushni cennellonit me masën e përgatitur, më pas i rendisni në një enë të lyer me yndyrë rezistuese ndaj zjarrit.

Përzieni lëngun e domateve dhe hudhrat e grira, më pas salcën e hedhim mbi cannelloni.

I spërkasim me mozzarella dhe parmesan dhe i pjekim për 35 minuta në 180 gradë.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/