LAJMI I FUNDIT:

Cancelo thyen heshtjen më në fund, tregon arsyen pse prishi marrëdhënien me Pep Guardiolën

Cancelo thyen heshtjen më në fund, tregon arsyen pse prishi marrëdhënien me Pep Guardiolën

Joao Cancelo ka folur për marrëdhënien e tij me Pep Guardiolën , duke thënë se mosmarrëveshjet kanë bërë që ata të largohen.

Cancelo dikur ishte një lojtar kyç për Manchester Cityn, por ai i befasoi të gjithë kur u largua nga klubi në janar të vitit 2022 për t’iu bashkuar Bayern Munichut në formë huazimi.


Hapësirat e tij në fushë ishin gjithmonë e më të pakta, gjë që thuhej se ishte për shkak të konflikteve me Guardiolën.

Megjithatë, Cancelo thotë se po ecën përpara, duke pranuar se “jeta vazhdon” përkundër se ka prishur marrëdhënien me trajnerin katalunas.

“Ka gjëra për të cilat nuk ramë dakord, nuk jemi të detyruar të biem dakord për gjithçka. Unë kisha gjëra për të cilat nuk isha dakord ose ai nuk ishte dakord me diçka që thashë, ishte thjesht por unë nuk kam inat, jam shumë mirënjohës. Jeta vazhdon, jam shumë, shumë i lumtur këtu”

"Probleme serioze", situata e rëndë që çoi në mungesën e Joao Cancelos në derbin Atletico-Barcelona
Lexo po ashtu "Probleme serioze", situata e rëndë që çoi në mungesën e Joao Cancelos në derbin Atletico-Barcelona

Guardiola asnjëherë nuk ka folur për ndonjë mosmarrëveshje mes tyre që ka bërë që Cancelo të largohet nga Manchester City.

Në vend të kësaj, Guardiola tha se Cancelo donte të luante më rregullisht, kështu që ata ranë dakord që ai të largohej. Tani që Cancelo është në Barcelonë, ai thotë se më në fund është aty ku ka dashur gjithmonë të jetë.

“Për momentin ata nuk më kanë thënë asgjë, por shpresoj se mund të qëndroj. Unë jam duke bërë gjithçka për ta bërë këtë. Unë me të vërtetë dua të luaj për Benfikën, me të vërtetë, por dua për të luajtur edhe dy ose tre vjet këtu”, tha Cancelo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori