LAJMI I FUNDIT:

The Cambridge School vjen me super ofertë verore për mësimin e gjuhëve të huaja

The Cambridge School vjen me super ofertë verore për mësimin e gjuhëve të huaja

A dëshironi të mësoni gjuhë të huaja në nivele intesive nga ekspertë ndërkombëtarë dhe në të njëjtën kohë përveç njohurive të kurseni kohë dhe shpenzime?

Këtë verë, keni mundësi të mësoni dhe të jeni pjesë e programeve dhe ofertës speciale verore ku përveç njohurive që do të merrni nga ekspertë të fushës me përvojë shumëvjeçare në mësimdhënien e gjuhëve të huaja, eksperienca që do të përjetoni gjatë zhvillimit të kurseve do të mbetet gjatë në memorien tuaj.

The Cambridge School është institucioni më i dalluar i ofrimit të kurseve të gjuhëve të huaja në tërë Kosovën. The Cambridge School ka thyer të gjitha barrierat dhe është bërë institucion lider sa i përket kurseve të cilat ofron, të akredituara dhe me çertifikim të njohur ndërkombëtarisht, duke mos lënë anash faktin që është institucioni i vetëm në vend i akredituar për Gjuhën Gjermane e cila është shumë e kërkuar për momentin nga punëdhënësit.

Kurset super intensive të gjuhës Angleze zgjasin 4 javë ndërsa në gjuhën Gjermane kohëzgjatja e kursit është 5 javë nga 3 orë në ditë dhe ofertë verore 50% zbritje.

Padyshim që njohja e gjuhëve të huaja gjatë shekullit të 21-të është e domosdoshme si në aspektin akademik gjithashtu edhe në jetën e përditshme. Oferta verore e ofruar nga The Cambridge School i përmbushë të gjitha kërkesat e atyre që dëshirojnë të mësojnë gjuhë të reja varësisht nga nevojat e tyre.

Ky kurs është një mundësi e shkëlqyer dhe jashtëzakonisht atraktive edhe për studentët që dëshirojnë dhe synojnë të studiojnë jashtë vendit, duke i ndihmuar kështu të kenë njohuri më të gjëra dhe komunikim më të lehtë.

Me mbi 21 vite përvojë në ofrim të kurseve të gjuhëve të huaja dhe me 9 degë të shpërndara në tërë Kosovën, qëllimi i The Cambridge School, është investimi në zhvillimin e programeve të reja dhe ngritja e nivelit të njohjes së gjuhëve të huaja nga të rinjtë e vendit tonë. /Telegrafi/