Argjentinasi e startoi ndeshjen dhe së bashku me Pajtim Kasamin ishin fantastikë në mesfushë.

“Interi nuk e kishte fituar Ligën e Kampionëve për 45 vite dhe çdo gjë ishte si në ëndërr për të gjithë ne në atë kohë”.


“Pasi u futem në fushë, ne e dinim ne do të fitonim finalen, e ndjenim nga brenda dhe ishte e pashpjegueshme”.

"Të gjithë tifozët, trajneri, drejtuesit e klubit, e dinin se ajo natë në Madrid, ishte nata kur ne do të fitonim Ligën e Kampionëve", ka thënë Cambiasso për BT Sport.

Vlen të theksohet se 35-vjeçari ishte 'trajneri' i Interit në fushë dhe këtë epitet e kishte marrë nga tekniku portugez i Nerazzurrëve në atë kohë, Jose Mourinho. /Telegrafi/

telegrafi sport app