Është caktuar edhe zyrtarisht gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në derbin e La Ligas në mes të Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Hernandez Hernandez do të jetë ai që do të sinjalizojë fillin dhe fundin e takimit ndoshta më të rëndësishme në ligën spanjolle në këtë edicion.


Ai ishte zgjedhur po ashtu në takimin e fundit mes Blaugranasve dhe Real Madridit në Santiago Bernabeu, para se të pësonte lëndim dhe të zëvendësohej nga Undiano Mallenco.

hernandez hernandez dirigio pasado ano clasico 1593344314500

Hernandez vlerësohet lartë nga UEFA për referimin e tij, sidomos në kualifikimet për Euro 2020 që do të mbahej në këtë verë, por shkaku i coronavirusit u shtye për verën e vitit të ardhshëm.

Ai po ashtu konsiderohet të jetë si njëri ndër gjyqtarët që e përdor më së miri VAR-in, e që është në bashkëpunim me Carlos del Gerro dhe Martinez Munueran.

Mateu Lahoz do të jetë në dhomën e VAR-it për takimin Barcelona – Atletico Madrid që zhvillohet në Camp Nou më 30 qershor nga ora 22:00.

Barcelona barazoi mbrëmë 2-2 me Celta Vigon, duke kaluar në krye të tabelës me një pikë më shumë se Real Madridi, që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

telegrafi sport app