LAJMI I FUNDIT:

Cakaj: 28 Nëntor, Prekaz, Drenicë, zemra e shqiptarisë

Cakaj: 28 Nëntor, Prekaz, Drenicë, zemra e shqiptarisë

Në 108 vjetorin e Ditës së Flamurit, datë që përkon edhe me ditën e lindjes së Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vizitoi Kompleksin e Memorialit të Adem Jasharit, në Prekaz të Drenicës.

Kryediplomati Cakaj kreu homazhe tek varret e Adem Jasharit, Hamza Jasharit dhe anëtarëve të tjerë të familjes Jashari, vend i cili nëpërmjet fakteve konkrete flet për rrjedhën e luftës para 18 vjetëve dhe rezistencën e bërë nga kjo familje heronjsh në përballje me ushtrinë dhe policinë serbe.


“28 nëntori nuk është thjeshtë festë kombëtare. 28 nëntori është dita e kujtimit të rrugëtimit historik si komb dhe nderimit të të gjithë brezave që me punën e tyre kanë shënuar historinë e Shqiperisë dhe shqiptarëve.

Pavarësia e Shqipërisë është shpallur në Vlorë, por historia e vonë e gjithë shqiptarëve është vendosur në Prekaz.

Për më shumë, sot festojmë edhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, i cili u flijua heroikisht bashkë me familjen e tij për Kosovën dhe shqiptarinë”, u shpreh Cakaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori