Cagliari e përmbysi një deficit prej dy golash për të rrëmbyer një fitore dramatike me rezultat 4-3 ndaj Sampdorias dhe në kohën shtesë për të kaluar në vendin e katërt në kampionat. 

Ndeshja nisi me golin e shënuar në minutën e 38-të, kur Fabio Quagliarella shpërtheu shënoi nga penalltia.

Gaston Ramirez e qoi rezultatin në 2-0 për Sampdorian.

Sidoqoftë, Radja Nainggolan që po jeton një sezon fantastik dhe u zgjodh “Lojtari i Muajit në Serie A për Nëntor”, shënoi një super gol nga distanca për 2-1.

Samp u dukë që e mbylli ndeshjen përmes Quagliarellas, i cili shënoi për 3-1.

Por Joao Pedro shënoi dy herë shumë shpejtë për ta barazuar rezultatin.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim në skenë doli Cerri që shënoi në minutën e 96 për 4-3.

Më këtë fitore Cagliari kalon në pozitën e katërt me 28 pikë, duke vazhduar një sezon shumë të mirë. /Telegrafi/