LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Vendimi për tarifën e lirë ditore të energjisë elektrike duhet të merret nga KRRE

Bytyqi: Vendimi për tarifën e lirë ditore të energjisë elektrike duhet të merret nga KRRE

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, nuk specifikon se kur do të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike për amvisëritë. Siç tha ai sot, vendimin për këtë duhet ta marrë rregullatori dhe Qeveria është këtu për të përmbushur të gjitha parakushtet e nevojshme.

Sipas Bytyqit, situata në sektorin energjetik po monitorohet me kujdes dhe po bëhen analiza, por ai thekson se, periudha në vijim është e pasigurt, ndërsa po vjen edhe dimri i ri.


“Ishim me fat që me të gjitha kapacitetet mundësuam ta kalonim mirë dimrin e kaluar, pavarësisht shpenzimeve të mëdha buxhetore për mbështetjen e sistemit energjetik dhe subvencionimin e energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Meqenëse pasiguria është përpara, ne po e ndjekim me vëmendje, ndërsa vendimi është sigurisht i Komisionit Rregullator, nuk është as i imi e as i ndonjë ministri.

Ne do të përmbushim të gjitha parakushtet e nevojshme për të kthyer atë që mendojmë se duhet të kenë qytetarët. Në fund të fundit, rregullatori është ai që thotë për çmimin përfundimtar dhe unë paralajmërova se nuk pres rritje çmimi dhe pres që ajo që kemi paralajmëruar për tarifën e lirë, në momentin e parë kur rregullatori thotë se nuk do të shkaktojë dëme, dhe natyrisht do të përfitojnë qytetarët, do ta bëjmë këtë, tha Bytyqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së fabrikës së re të kompanisë amerikane “Telamon” në Inxhikovë.

Në pyetjen nëse çmimi i energjisë elektrike ka kaluar në Qeveri, duke qenë se tenderi për EVN Home është deri të premten, Bytyqi tha edhe një herë se çmimi përcaktohet në seancë të mbyllur.

“Sapo të vijë versioni final, atëherë do të kumtohet”, shtoi Bytyqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori