LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Sistemi i arsimit duhet të avancohet në të gjitha nivelet

Bytyqi: Sistemi i arsimit duhet të avancohet në të gjitha nivelet

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka pritur sot në një takim delegacion të udhëhequr nga Jeremy Leffroy, deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, i cili njëkohësisht udhëheqë edhe organizatën më të madhe parlamentare në botë “Global Parlamentary Network”, ndërsa Kosovën po e viziton në cilësinë e përfaqësuesit të këtij rrjeti në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Me delegacionin që po qëndron në Kosovë për një mision faktmbledhës rreth situatës së punësimit të të rinjve në vendin tonë, biseduam për sfidat, programet dhe planet që ka MAShT në sektorin e arsimit, në veçanti ato çështje që lidhen me punësimin e të rinjve.

E informova delegacionin për ndryshimet që po bëhen në arsim, sidomos në atë profesional, në mënyrë që të zbutet përqindja e lartë e papunësisë që ka Kosova.

Sistemi ynë i arsimit duhet të avancohet në të gjitha nivelet dhe po bëhen përpjekje të vazhdueshme që arsimi parauniversitar, por edhe ai universitar të zhvillohen dhe t’i përshtaten tregut të punës, i cili ka shumë kërkesa, por nuk ka njerëz të përgatitur me shkathtësitë dhe kompetencat që kërkohen”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Bytyqi ka shtuar se ka shumë sfida në këtë drejtim, por po punojmë vazhdimisht dhe si Ministri jemi të prirur për të marrë përgjegjësi, e jo për të ikur nga përgjegjësitë.

Në fund të takimit falënderova delegacionin për interesimin dhe vizitën, si dhe të gjithë partnerët që po japin kontribut në arsim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori