Bytyqi: Qeveria do të reagojë nëse kontratat për energjinë elektrike ndërpriten në mënyrë të paligjshme
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot në një konferencë për media tha se qeveria do të reagojë nëse furnizuesit në mënyrë të kundërligjshme do t’i ndërpresin kontratat e kompanive të mëdha të furnizimit me energji elektrike dhe do t’i shantazhojnë ato që të paguajnë 500 euro për megavat orë paraprakisht.
“Shteti nuk mund të ndërhyjë, marrëveshjet bëhen sipas tregut të liberalizuar. Jemi duke diskutuar me Komisionin Rregullator të Energjisë nëse arsyet për ndërprerje janë në përputhje me Ligjin për Detyrimet dhe Ligjin për Energjinë.
Nëse shohim se ka një bazë, sigurisht që do të reagojë Qeveria. Çmimet e bursës po bien”, tha Bytyqi.
Ndryshe nga kompanitë e mëdha, për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, zv. kryeministri thotë se në gjashtë muajt e ardhshëm do të sigurohet energji elektrike e besueshme. Ai tha se shteti ka dhënë “çmime preferenciale” për këto kategori./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria i kërkon Komunës së Tetovës të ndërpresë punimet për stadiumin e ri, reagon Bilall Kasami
Shala për koalicion pas zgjedhjeve: Vetëvendosjes, “hendek” e jo vija të kuqe
Hetuesja në rastin e Milosheviqit, Tromp: Gjykata Speciale me prapavijë politike, punon për interesa të Serbisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251