LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Qeveria do të ngrijë çmimet nëse tregtarët nuk i ulin ato

Bytyqi: Qeveria do të ngrijë çmimet nëse tregtarët nuk i ulin ato

“Natyrisht që kështu jemi mësuar në shoqërinë tonë, është gjithmonë dita e fundit, edhe kur është për një punë të mirë. Mendoj se po presin ditën e fundit, por nesër në mëngjes do t’i shohim çmimet”, tha zv. kyeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, lidhur me uljen e çmimit të qumështit dhe produkteve të qumështit nëpër dyqane, të cilat duhet të aplikohen nga nesër (16 mars), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se analiza e lëvizjeve të tregut tregon se me përfundimin e sezonit të ngrohjes në Evropë, çmimet në bursë kanë filluar të bien pothuajse për të gjitha produktet ushqimore. Bitici tha se tregtarët dhe prodhuesit tanë do të duhet të ndjekin trendet në botë.


“Nëse lënda e parë bazë bie, çmimet nuk mund të mbeten të njëjta. Çmimet do të duhet të bien. Duke qenë se kemi marrë masat për produktet bazë ushqimore – bukën, makaronat, qumështin dhe produktet e qumështit, kemi paralajmëruar edhe një sërë produktesh të tjera, do të ndjekim edhe produktet e tjera dhe nëse tregtarët dhe prodhuesit vetë nuk reagojnë ndaj tyre ka një mesazh të qartë nga Qeveria: qytetarët nuk do t’i lëmë vetë dhe do të marrim vendim në interes të qytetarëve”, tha Bytyqi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para tribunës me të rinjtë “Profesionet e e ardhmja kërkon njohuri dhe aftësi sot”.

Bytyqi theksoi se si masë mjafton ngrirja e çmimit, ndërsa për ta ky është vendimi më i vështirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori