LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Nuk ka masa të njëanshme, do të krijojmë politika që sjellin zhvillim

Bytyqi: Nuk ka masa të njëanshme, do të krijojmë politika që sjellin zhvillim

“Ruajtja e çdo vendi të punës, krijimi i ekonomisë zhvillimore dhe të qëndrueshme e cila sjell parashikim, ulje të varfërisë nën 16 për qind dhe numër njëshifror të papunësisë dhe rritje ekonomike prej katër për qind”, janë një pjesë e prioriteteve në të cilat do të punojë ekipi ekonomik i Qeverisë i cili do të koordinohet nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.

Në konferencën e sotme për media në të cilën e prezantoi letrën e mandatit me të cilën e ka angazhuar kryeministri, Bytyqi tha se vazhdon lufta për çdo vend pune dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.


Ai bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në shoqëri – sindikatat, odat dhe ekspertët që bashkërisht të punojnë në krijimin e platformës për zhvillim ekonomik të shtetit me të cilën do të sigurohet jetë më e mirë për të gjithë qytetarët.

“Nuk ka hapa dhe masa të njëanshme, por hapa të përbashkët. Të gjithë bashkë do të bisedojmë se si mund të gjenden masa dhe të krijohen politika të cilat nënkuptojnë zhvillim. Kjo le të jetë thirrje sot, ndërsa këtë e treguam edhe deri më tani me vizitat e odave dhe sindikatave, se dëshirojmë që bashkërisht të gjejmë zgjidhje. Në fund të ditës, unë dëshiroj t’u shërbej qytetarëve dhe qytetarët të konsultohen për sjelljen e vendimeve. Këto katër vite bashkë do ta ndërtojmë shtetin dhe do të luftojmë që të tregojmë se sa e duam këtë shtet”, tha Bytyqi.

Me qëllim të realizimit me kohë plotësisht dhe në mënyrë transparente të shpenzimeve buxhetore, siç paralajmëroi Bytyqi, do të formohet njësi qendrore për mbështetje të investimeve publike në nivel të Qeverisë e cila do të sigurojë ekspertizë për realizim të investimeve kapitale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori