LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Liberalizimi i tregut të punës është i nevojshëm edhe për industrinë në rritje të TIK-ut

Bytyqi: Liberalizimi i tregut të punës është i nevojshëm edhe për industrinë në rritje të TIK-ut

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot mbajti takim pune me Odën Ekonomike për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit – MASIT.

Në takim u diskutua për çështjen e mungesës së fuqisë punëtore në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut, situatë kjo që nuk e anashkalon as segmentin e industrisë së TIK-ut, prandaj përfaqësuesit e MASIT-it theksuan nevojën për liberalizimin e tregut të punës.


“Po përballemi me ndryshime strukturore që kërkojnë përshtatjen e shkathtësive të qytetarëve me nevojat e tregut të punës, vetëm kështu mund të ndërtohet një ekonomi që do të ndjekë mundësitë digjitale që i vihen përpara dhe kështu të rritet. Zhvillimi i shkathtësive digjitale tek popullata ekonomikisht aktive paraqet një bazë të mirë për rritjen e mëtejshme të industrisë së TIK-ut, por potenciale shtesë zhvillimore do të fitohen edhe me liberalizimin e tregut të punës”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Siç njoftojnë nga zyra e zëvendëskryeministrit, në takim Bytyqi u njoh me disa nisma dhe procese të arsimit joformal që zbatohen nga sektori i TIK-ut në vend, të cilat u vunë në funksion në një periudhë të shkurtër kohore për të kryer rikualifikimin e punëtorëve sipas nevojave të kësaj industrie në rritje.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se dialogu me përfaqësuesit e odave ekonomike është i rëndësishëm për hapjen e temave thelbësore për shoqërinë.

“Ne duhet të arrijmë bashkërisht një pozicion më të mirë të kompanive vendore në proceset e digjitalizimit, në kuadër të dialogut publik-privat”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Kryetari i Bordit Drejtues të MASIT, Ilija Gospodinov theksoi se me komunikimin e krijuar përmes Komisionit për Dialog Publiko-Privat, fitohet vlerë e lartë për të gjithë faktorët në këtë proces për tejkalimin e vështirësive dhe sfidave me të cilat ballafaqohen kompanitë nga industria e TIK-ut.

“Ne jemi në rrugë për të gjetur mënyrën e duhur që do të japë rezultate, përmes një niveli më të lartë të komunikimit formal dhe hapave operacionalë do të arrijmë një dialog dhe ndërveprim më të mirë mes odave dhe qeverisë”, tha Gospodinov, duke theksuar nevojën për lehtësimin e dhe avancimin e procedurave administrative në fushën e punësimit të fuqisë punëtore në industrinë e TIK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Kalo në kategori