LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Jemi të përkushtuar për të përmbushur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit

Bytyqi: Jemi të përkushtuar për të përmbushur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit

Zv. kryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, pati një takim me përfaqësuesit e zyrës së Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) në Vjenë, me të cilët u diskutua për aktivitetet aktuale projektuese që kjo organizatë realizon në vend, por edhe për mundësitë e fillimit të projekteve të reja që do të kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, zëvendëskryeministri Bytyqi, i cili është koordinator i aktiviteteve të shtetit për fondin e gjelbër për klimën dhe Sonja Gerbert, menaxhere e projektit, Menaxhimi i portofolios në Ballkanin Perëndimor, diskutuan për projektin “Climaproof”, i cili parashikon përmirësimin e performancës mjedisore dhe qëndrueshmërinë klimatike të investimeve në infrastrukturë në Ballkanin Perëndimor, nga perspektiva e integrimeve në BE.

Në takim u konstatua se qëllimi afatgjatë i “Climaproof” i cili do të integrohet në planin e ri hapësinor që është duke u zhvilluar dhe do të ndjekë udhëzimet e komunikimit të katërt kombëtar klimatik të miratuar në janar të vitit 2023, është të kontribuojë për të reduktuar rreziqet e ndryshimeve klimatike në rajonin e Ballkanit Perëndimor (WB), por në të njëjtën kohë rrit ndërgjegjësimin, forcon kapacitetet dhe krijon një mjedis të shëndetshëm për investime në infrastrukturën e gjelbër.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe Metodija Sazdov, Koordinator teknik kombëtar i projektit, shkëmbyen mendime edhe për projektin përmes të cilit promovohet menaxhimi i qëndrueshëm i tokës duke fuqizuar kornizën ligjore dhe institucionale, që nënkupton ngritjen e kapaciteteve dhe restaurimin e zonave vulnerabël.

Projekti synon të prezantojë, testojë dhe demonstrojë metoda dhe qasje të reja për të luftuar degradimin e tokës dhe do të kontribuojë ndjeshëm në mbrojtjen e pyjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori