LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi e Limaj i uruan detyrën kryetarit të AShAK-së, Akademik Nexhat Daci

Bytyqi e Limaj i uruan detyrën kryetarit të AShAK-së, Akademik Nexhat Daci

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, vizituan Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me ç’rast i uruan detyrën kryetarit, Akademik Nexhat Daci, me këtë rast u bisedua edhe sfidat dhe çështje tjera me interes.

Duke uruar detyrën dhe sukses në përmbushjen e misionit Akademik Dacit, si kryetar i sapozgjedhur i ASHAK-ut, Bytyqi shprehu gatishmërinë e MAShT –it që ta mbështesë Akademinë në realizimin e programit të saj e që është me interes madhor për popullin dhe shtetin e Kosovës . “ Ministria e Arsimit dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës janë afër njëra tjetrës ashtu siç duhet të jetë dhe do të jetë bashkëpunimi i ndërsjellë në të ardhmen e për të mirën e vendit, u shpreh ministri Bytyqi .


Ndërsa, zv-kryeministri Limaj tha se, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës i uruam detyrën kryetarit të AShAK-së dhe i ofruam mbështetjen këtij institucioni shumë të rëndësishëm dhe njëkohësisht kërkuam ndihmën institucionale që na ka munguar nga ky institucion i rëndësishëm i vendit për ndërtimin e kapaciteteve tona shtetërore.

“Qeveria e Kosovës është e gatshme të mbështes fuqishëm këtë institucion, në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për të kryer misionin e tij, të fuqizimit intelektual dhe shkencor të Republikës së Kosovës dhe besoi që bashkëpunimi në mes të AShAK-së dhe MAShT-it do të forcohet përmes këshillave dhe ideve për të quar përpara vendin tonë”, tha Limaj.

Ndërsa kryetari i AShAK-së, Akademik Nexhat Daci, tha se kjo vizitë nuk ishte vetëm një vizitë uruese, por pati qasje në problemet thelbësore në arsim dhe shkencë.

Akademik Daci theksoi se, vizita ishte me karakter substancial të bashkëpunimit dhe kjo akademi si institucion madhor i këtij shteti është në funksion ofrimit të shërbimeve profesionale që i nevojiten popullit dhe çdo qeverie e cila synon të jap rezultate pozitive. “Shpresoj në rezultat pozitiv, me të cilin të gjithë do të jemi të kënaqur”, u shpreh kryetari Daci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori