LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Duhet të rishikohet modeli i arsimit në Kosovë (Video)

Bytyqi: Duhet të rishikohet modeli i arsimit në Kosovë (Video)

Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi në një intervistë për emisionin “Përballje” të Telegrafit, të transmetuar në RTV Dukagjini ka folur për prioritetet e Qeverisë në fushën e arsimit.

Ai ka thënë se gjendja në arsimin e Kosovës nuk është e mirë dhe se janë duke analizuar punën nga brenda për të përmirësuar në gjendjen në arsim duke mos marrë hapa e veprime të ngutshëm.


“Arsimi parauniversitar duhet të ketë model të ri të arsimit, pra një model ndryshe që të kemi një cilësi më të madhe…çelësi duhet të jetë në arsimin parauniversitar” ka deklaruar Bytyqi.

Sipas tij është koha të bashkohen të gjithë që mund të ofrojnë ndihmë në çështjen e arsimit në Kosovë.

“Arsimi nuk është i një ministri, nuk është i një partie, është i të gjithëve. Pra nëse jemi bashkë të gjithë besoj se do të arrijmë të bëjmë ndryshime”, ka vlerësuar Bytyqi.

Sipas tij prioritet tjetër do të jetë arsimi profesional si dhe puna që duhet të bëhet me defektet që janë identifikuar në testin ndërkombëtar PISA që të eliminohen ato.

Bytyqi në intervistë ka treguar edhe një detaj që partia e tij NISMA kishte ofruar këtë ministri për të udhëhequr nga njerëz nga bota akademike e intelektuale mirëpo kjo nuk ka ndodhur kishte ndodhur për shkak të hezitimeve për të marrë për të udhëhequr këtë ministri ka deklaruar Shyqiri Bytyqi në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini.

‘Këta njerëz akademikë kanë qenë të gatshëm dhe janë të gatshëm të na ndihmojë nga jashtë por jo ta marrin përgjegjësinë’ ka deklaruar Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori