LAJMI I FUNDIT:

Bytyçi: Kosova mund të funksionojë edhe pa njohjen e Serbisë

Bytyçi: Kosova mund të funksionojë edhe pa njohjen e Serbisë

Profesori Seb Bytyçi ka thënë se Kosova mund të funksionojë pa njohjen e shtetësisë së saj nga Serbia.

Profesori, Seb Bytyçi, është i mendimit se Kosova mund të funksionojë edhe pa njohjen e shtetësisë nga Serbia.


Ai ka thënë në RTV Dukagjini se dialogu mund të sjellë një “njohje përmes mosnjohjes”, duke lënë të nënkuptohet se Kosovës mund t’i mundësohet anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, siç është Bashkimi Evropian apo NATO.

“Kosova vetëm se e ka telegrafuar idenë se nuk i duhet njohja e Serbisë, Kosova mund të funksionoj edhe pa njohjen e Serbisë. Mund të ketë njohje përmes mosnjohjes, apo njohje jo e drejtpërdrejt, Kosovës t’i lejohet anëtarësimi në NATO dhe BE”, ka thënë ai.

Bytyçi, ka thënë se mbetet të shihet nëse formimi i Asociacionit me shumicë të komunave serbe, do të jetë me kompetenca ekzekutive a po jo.

Tutje, ai ka thënë se propozimi Franko-Gjerman, është vetëm pikënisje e fazës së re të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet të shihet si pikënisje e kësaj faze të dialogut, pastaj përfundimi apo kompromiset janë çështje tjetër, mirëpo këto ide mund të shihen si pikënisje”, ka thënë ai.

“Në Serbi dhe në Kosovë është pranuar që ekziston një plan, ide të tilla që qarkullojnë, është diçka që nuk duhet të hedhet poshtë si joserioze edhe pse po të ishte e pranuar hapur nga BE, apo si Gjermania dhe Franca do të merrej edhe më shumë seriozisht”, ka vijuar ai.

Bytyqi, ka thënë se një propozim i tillë nuk është në formë të një pakoje të gatshme, por vetëm iniciativë apo pikënisje për ta ndihmuar dialogun në mes të dy shteteve.