LAJMI I FUNDIT:

Byrek me djathë dhe qepë

Byrek me djathë dhe qepë

Materialet për 8 persona

● 1 pako petë të gatshme
● 100 ml. krem qumështi
● 1 filxhan çaji gjalpë
● 200 gr. djathë (preferohet dy llojesh)
● 1 qepë e freskët
● 2 presh
● 6 vezë
● 150 gr. djathë kaçkavall, kripë, piper i freskët.


Përgatitja

Vendosni qepët dhe preshtë në një enë ku keni hedhur ujë dhe kripë e i lini për 10 minuta. Më pas i kulloni dhe i skuqni. Në vazhdim i hiqni nga zjarri dhe shtoni djathin të shkrirë me pirun dhe kaçkavallin e grirë.

Rrihni vezët me kremin e qumështit dhe i shtoni në masën e mësipërme. E përzieni mirë dhe hidhni kripë e piper. Shtroni gjysmën e petëve (të lyera me gjalpë) në një tepsi të rrumbullakët dhe vendosni mbi të masën e përgatitur. Më pas shtroni edhe gjysmën tjetër të petëve, duke i lyer një nga një me gjalpë. Me petët që dalin jashtë tepsisë krijoni një kore të trashë rreth e rrotull. E lyeni byrekun me pjesën e mbetur të gjalpit dhe më pas e piqni në furrë në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 1 orë.