Buxheti i vitit 2018, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij” dyfish më shumë mjete se USHT dhe “Nënë Tereza” bashkë
Në propozim-buxhetin e vitit 2018, të propozuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, janë paraparë mbi 3 miliardë denarë për arsimin e lartë. Këto mjete kryesisht do të shpërndahen në gjashtë universitetet shtetërore në Maqedoni. Por, ajo që bie në sy, është mënyra e shpërndjarjes së këtyre mjeteve. Pothuajse gjysmën e mjeteve të parapara, më saktësisht mbi 1 miliard e 352 milionë denarë janë paraparë vetëm për Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”. Pjesa tjetër, duhet të shpërndahet mes pesë universiteteve tjera.
Mjetet e përbashkëta të parapara për Universitetin e Tetovës dhe Universitetin Nënë Tereza nuk përbëjnë as gjysmën e mjeteve që do t’i ndahen Universitetit Shën Kirili dhe Metodij. Rreth 330 milionë denarë janë paraparë për vitin e ardhshëm për Universitetin e Tetovës, ndërsa rreth 288 milionë denarë do të përfitojë Universiteti “Nënë Tereza”. Bashkë, dy universitetet shqiptare në Maqedoni do të përfitojnë rreth 618 milionë denarë, përderisa vetëm për Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”, janë rezervuar një miliardë e treqind e pesëdhjetë e dy milionë denarë.
Nëse krahasohen veçmas, cilido nga universitetet shqiptare do të ketë në dispozicion më pak se një çerekun e mjeteve të cilat do t’i përfitojë Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij”.
Përpos kësaj, në propozim buxhetin për vitin e ardhshëm janë paraparë edhe 200 milionë denarë për ndërtimin e fakultetit për shkencat informatike dhe inxhinieri kompjuterike, si dhe për fakultetin për kulturë fizike, fakultete të cilat funksionojnë në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”. Përderisa parashihen mjete edhe për ndërtimin e fakultetit për kulturë fizike, Universiteti Nënë Tereza vazhdon të vuajë mungesën e hapësirave të nevojshme si për studentët, ashtu edhe për administratën, të cilët janë vendosur në objekte të përkohshme apo në objekte të marra me qira./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
Mashtrimi me faturat tatimore dhe dëmi mbi 50 milionë lekë ndaj shtetit, Prokuroria e Tiranës kërkon burg për biznesmenin
Ish-kryeministri britanik, David Cameron pritet të vizitoj Tiranën
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare