Ndonëse Buxheti i Komunës së Tetovës është miratuar, megjithatë pritet që të ketë komplikime për miratim në Ministrinë e Financave. Komplikimi mund të ndodh për shkak se nuk është zgjedhur ende kryetari i Këshillit, ndërsa kryesuesi i seancës që ka qenë – këshilltarja më e vjetër nuk ka të drejtë të nënshkruajë Buxhetin, shkruan gazeta KOHA. Situatë e këtillë mund të ndodh edhe në komunat tjera ku nuk është zgjedhur kryetari i Këshillit. Kryetarja e Komunës së Tetovës thekson se kjo nuk duhet të jetë problem dhe se kanë kërkuar mendim edhe nga ana e Inspektoratit të Ministrisë së Pushtetit Lokal.
“Ne kemi kërkuar paraprakisht këtë mendim dhe siç e dini – përpara mbledhjes që kemi mbajtur për Buxhetin, kemi kërkuar mendim nga Inspektorati për çështje lokale, dhe ai mendim tashmë është dërguar edhe në Ministrinë e Financave. Dhe ne, në bazë të atij mendimi, megjithatë është e mundur të mbahet një mbledhje dhe të sjellë vendime të plotë fuqishme Këshilli me shumicë të votave, d.m.th është i mundshëm, është legale dhe është ligjore. Për arsye se, llogaritni një mundësi që, për shembull – kryesuesi i zgjedhur i Këshillit të zëmë eventualisht ti ndodhë një aksident, të ketë ndonjë s’mundje e kështu me radhë, çka do të thotë ajo? Ajo do të thotë se mos mbajmë mbledhje për buxhet, mos sjellim buxhet, mos sjellim vendime…, me këtë argument dhe mendimi që është dërguar nga ana e Inspektoratit na bënë të qartë se çështjen e buxhetit ne nuk e llogarisim problem”, deklaroi kryetarja Tetuta Arifi.
Ajo më tej nënvizon se sa i përket pushtetit lokal në aspektin e funksionimit – partitë duhet që t`i lënë politikat ditore dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve.
“Duhet sa më shpejtë të arrijmë të zgjedhim edhe kryesuesin e Këshillit. Ajo normalisht është e rëndësishme dhe besoj që tani me fillimin e vitit, do të arrijmë ta mbyllim këtë çështje, që më lehtë dhe më me intensitet të mbajmë mbledhjet e rregullta të Këshillit. Është kohë që u është dashur partive politike, grupeve të këshilltarëve dhe unë mendoj që kjo kohë që i duhet ndoshta politikës për të arritur marrëveshje të veta, nuk duhet të paguhet nga ana e qytetarëve”, deklaroi Arifi. Më tej, ajo falënderoi këshilltarët që votuan Buxhetin e Komunës së Tetovës.
“Unë edhe njëherë ju falënderohem jashtëzakonisht këshilltarëve që para vitit të ri nuk e lanë Komunën e Tetovës pa e kryer këtë obligim. Kurse besoj se edhe gjatë këtij muaj, do të arrihet të kryhet edhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit. Unë gjithmonë nisem nga logjika se komunat nuk janë qeveri, komunat nuk kanë as kapacitet, as mundësit, as poste qeveritare të mëdha për të ndarë, mendoj se ne do arrimë që të merremi vesh”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Në Tetovë ende nuk është krijuar shumica në Këshillin e komunës apo ende nuk është zgjedhur kryetar i Këshillit, megjithëse edhe pse kishte dy tentativa – të njëjtat dështuan./koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit
"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj