Autostradat dhe asfaltimi i rrugëve mbeten top prioriteti i Qeverisë së Kosovës në përcaktimin e politikave buxhetore.
Një orientim i tillë i është dhënë edhe buxhetit për vitin 2017, ku prej 2 miliardë eurosh të planifikuara, rreth 730 milionë euro do të shkojnë ne investime kapitale, apo për ndërtimin e rrugëve.
Për ekspertët e çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë, ky orientim i mjeteve të buxhetit të shtetit po bëhet në mënyrë jo të duhur.
Profesori i ekonomisë, Naim Gashi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se institucionet qendrore dhe ato lokale kanë probleme të mëdha sa i përket ideve të tyre për investime kapitale dhe fatkeqësisht pjesa dërrmuese e këtyre mjeteve po shpenzohet për asfalt dhe rrugë.
“Ne te gjithë pajtohemi se asfalti dhe rrugët janë të nevojshëm për qytetarët e Kosovës, por qytetarët kanë nevoja tjera e ato nevoja kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me fuqizimin e sektorit privat dhe krijimin e parakushteve për vende të reja të punës”, thekson Gashi.
Investime të shumta në infrastrukturë rrugore janë bërë në ndërtimin e autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, autostrada që lidh Kosovën me Maqedoninë, si dhe në zgjerimin e rrugëve nacionale dhe shumë projekte tjera.
Sipas ekspertit Naim Gashi, investimi në ndërtimin e rrugëve bëhet edhe në mungesë së ideve për projekte tjera.
“Është jashtëzakonisht zhgënjyese se si komunat e Kosovës të vetmen ide që kanë është asfalti dhe kjo për arsye se këtu mungon një kreativitet dhe një ide e tyre…një arsye se pse këto mjete shpenzohen në asfalt është edhe fakti se këto janë metoda më të lehta korruptive dhe përqindja që zakonisht marrin në ndërtimin e rrugëve”, thotë ai.
Investimet kapitale në Kosovë edhe sipas përfaqësuesve të biznesit vlerësohen si të nevojshme, por, sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, investimet më të nevojshme janë në ngritjen e ekonomisë së vendit përmes projekteve që zhvillojnë sektorin privat.
“Institucionet shtetërore të Kosovës më së lehti i orientojnë investimet në infrastrukturë rrugore, të cilat – përveç që kanë karakter ekonomik – kanë edhe karakter politik.”
“Ky karakter politik është që t’i josh votuesit që të votojnë më lehtë drejt këtyre partive apo institucioneve që ju dërgojnë asfaltin te shtëpia. Por, në atë asfalt shpesh nuk kanë si të udhëtojnë vetëm nëse shëtisin në këmbë, pasi ekonomia dhe shporta ditore e qytetarit të Kosovës çdo ditë po varfërohet”, thekson Shahini.
Rritja ekonomike nga 3 deri në 4 për qind që e ka pasur Kosova në dy vitet e fundit, thekson Shahini, tregon qartë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë orientim të duhur të buxhetit të Kosovës.
“Parametri tjetër tregon se investimet po mungojnë dhe investimet rrugore nuk janë i vetmi kriter që të tërheqin investitorët. Ne kemi pasur rënie të madhe të investimeve të huaja të cilat janë të domosdoshme. Ne kemi investime dhe rritje ekonomike përmes investimeve kapitale të qeverisë dhe kjo është e nevojshme, është e mirë, por sikur kjo rritje ekonomike të bëhet edhe përmes sektorëve tjerë”, shton Shahini.
Ndryshe, përderisa buxheti për vitin e ardhshëm vlerësohet të arrijë në 2 miliardë euro, buxheti për këtë vit ka qenë 1 miliard e 680 milionë euro. Nga kjo vlerë, 463 milionë euro të buxhetit ishin paraparë të investohen në projekte kapitale. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre