Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është duke shijuar disa ditë pushimesh në një destinacion të njohur për luksin dhe pamje mbresëlënëse - Arabinë Saudite.

Ky pushim duket të mos jetë vetëm një arratisje nga rutina e përditshme, por edhe një mundësi perfekte për realizimin e projekteve të reja artistike, duke përfshirë xhirimet e klipit të tij të ri.


Vendndodhja e zgjedhur për pushimin e tij flet shumë, përsa i përket ekskluzivitetit dhe gjurmëve që Butrinti dëshiron të lërë në skenën muzikore.

bbutrint

Aeroportët luksoze dhe peizazhet e mahnitshme natyrore që ofron Arabia Saudite, do të shërbejnë pa dyshim si sfond dhe inspirim për tonet dhe imazhet që do të përmbajë klipi i ri.

Ky pushim dhe puna në klip vijnë si frymëzim në një kohë kur Butrinti vazhdon të mbajë vëmendjen e publikut shqiptar me hitet e tij dhe prurjet e freskëta në muzikën moderne.

butrintimeri 1712737327 3343005458677682496 1368147713

Ndërsa Imeri pushon dhe punon, fansat e tij janë në pritje të projektit të ri me padurim, duke e mbështetur pa masë në rrjete sociale dhe platforma muzikore. /Telegrafi/