LAJMI I FUNDIT:

Bushati: Të shokuar nga sulmet terroriste të përsëritura në kryeqytetet e Europës

Bushati: Të shokuar nga sulmet terroriste të përsëritura në kryeqytetet e Europës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllime për sulmin terrorist në Londër.

Përmes një statusi në rrjetin social “facebook”, Bushati shkruan se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm


“Jemi të gjithë të shokuar nga sulmet terroriste të përsëritura në kryeqytetet e Europës. Londrës i’u desh të përballej mbrëmë me një tjetër sulm barbar. Ngushëllimet tona popullit britanik. Shqipëria do të vijojë të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Bushati.

Mbrëmjen e së shtunës të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën pas një atentati të dyfishtë në qendër të Londrës. Ndërkohë, policia tha se i kishte vrarë të tre terroristët e dyshuar, në aksin mes London Bridge dhe Borough Market.

Ky është sulmi i tretë terrorist që godet Britaninë e Madhe në 3 muaj, pas sulmit me makinë dhe thikë në “Westminster” në muajin mars, ku mbetën 5 persona të vdekur, si dhe shpërthimeve në “Manchester Arena” më pak se dy javë më parë, ku vdiqën 22 persona.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosjen e tre personave në Pejë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosjen e tre personave në Pejë

Drejtësi
Kalo në kategori