Vizita e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati në Washington D.C. nisi me një sërë takimesh në Senatin amerikan dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në takimin me Senatorin Chris Murphy, anëtar i Komisionit të posaçëm për Europën, bashkëbiseduesit u ndalën veçanërisht mbi zhvillimet e fundit në rajon, rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, ecurinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe kursin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në vendin tonë.
Ministri Bushati evidentoi angazhimin dinamik dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon, kontributin tonë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ecurinë e reformave shtet-konsoliduese në Shqipëri, në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Duke analizuar faktorët aktualë të destabilizimit në rajonin tonë, Senatori Murphy shprehu vlerësimin e tij për kursin e reformave shtet-konsoliduese, bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në kuadër të NATO-s, si dhe angazhimin tonë dinamik dhe parimor për më shumë siguri në rajon dhe në përballimin e sfidave të përbashkëta, siç është dhe lufta kundër ISIS.
Senatori Murphy ripërsëriti gjithashtu rolin e posaçëm të SHBA-së, si një aktor i pazëvendësueshëm për sigurinë dhe mirëqënien e Europës Jug-Lindore.
Në takimin me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashme, Ed Royce, dhe Kongresmenin Eliot Engel, biseda u fokusua mbi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh në procesin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në vendin tonë, veçanërisht për sa i përket zbatimit të reformës në drejtësi.
Duke u ndalur mbi rëndësinë e reformës në drejtësi, palët biseduan mbi efektet e saj transformuese, jo vetëm në jetën e përditshme të qytetarëve, por edhe nga pikëpamja e sigurisë, apo ajo e sundimit të së drejtës në ekonomi.
Teksa vlerësuan kursin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në Shqipëri, kongresmenët Royce dhe Engel shprehën gatishmërinë e Kongresit Amerikan për të mbështetur konsolidimin e mëtejshëm të tyre, si një fushë ku SHBA kanë investuar burime të mëdha njerëzore dhe financiare përgjatë tri dekadave të fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit