LAJMI I FUNDIT:

Bushati: Shqiptarët gati t’i drejtojnë institucionet e Maqedonisë së Veriut

Bushati: Shqiptarët gati t’i drejtojnë institucionet e Maqedonisë së Veriut

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë të parat që zhvillohen pas zhbllokimit të rrugës euroatlantike të vendit, ku shqiptarët, si një nga dy komunitetet shtetformuese, kanë një kontribut thelbësor.

Rëndësia e këtyre zgjedhjeve është e padiskutueshme. Duke marrë parasysh vështirësitë që imponon situata me pandeminë, mobilizimi për një pjesëmarrje masive në zgjedhje dhe besimi ndaj përfaqësuesve më të mirë të partive politike shqiptare është domosdoshmëri.


Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë qenë në pararojë të proceseve tona kombëtare. Potenciali i tyre në ndërtimin e një shoqërie evropiane është i madh. Potenciali çlirohet përmes përfaqësimit. Një përfaqësim sa më i mirë është garanci për përmbushjen e të gjitha pikave të Deklaratës së Përbashkët të Partive Politike Shqiptare, të 7 Janarit 2017. Pika, që do të siguronin barazinë e plotë ndërmjet dy komuniteteve shtetformuese, duke konsoliduar në të njëjtën kohë arritjet e deritanishme që kanë lidhje me përdorimin e simboleve kombëtare dhe përfaqësimin e drejtimin e institucioneve kryesore të shtetit.

Një fqinj stabël, demokratik, në harmoni ndëretnike, anëtar i NATO-s dhe bashkudhëtar në rrugën drejt anëtarësimit në BE, është në interesin e Shqipërisë dhe promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori