LAJMI I FUNDIT:

Busavatë, bllokohet rruga për të kundërshtuar reformën e Qëndron Kastratit në arsim

Busavatë, bllokohet rruga për të kundërshtuar reformën e Qëndron Kastratit në arsim

Banorët e fshatit Busavatë të Komunës së Kamenicës, e kanë bllokuar rrugën që çon për në Prishtinë, në kundërshtim të reformës në arsim, të iniciuar nga kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Ata, kanë ndaluar edhe qarkullimin e kombi-busit të angazhuar nga komuna, për bartjen e nxënësve nga ky fshat, në shkollën “Fan Noli” në Kamenicë.


“Qëllimi jonë kryesor është bllokimi i kombi-busit. Kërkojmë shkollën tonë, kërkojmë të drejtën për t’i shkolluar fëmijët tanë. Veturat tjera nuk kemi dal që ti bllokojmë, por vetëm kombi-busin. Do të jemi të gatshëm që një vit, një muaj të qëndrojmë kështu, për ne është njëjtë”, tha njëri nga protestuesit.

Ata, duke u ulur në rrugë, e kanë bllokuar qarkullimin, për çka u deshtë edhe ndërhyrja e policisë. Me këtë rast, tre persona janë shoqëruar në Polici.

Për shkak të reformës, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka vendosur që të mbyll shkollën fillore “Hasan Prishtina” në këtë fshat, që ka 106 nxënës. Banorët, për këtë nuk po pajtohen, dhe shkollimi i nxënësve është ndërpre që nga dita e premte./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Proteste e banoreve te Busavates – Banoret e kthejne prapa minibusin e nxenesve

Publiée par Kamenica Press sur Mercredi 16 octobre 2019

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori