LAJMI I FUNDIT:

Bursa e kriptovalutave Coinbase zgjerohet në 100 vende të botës

Bursa e kriptovalutave Coinbase zgjerohet në 100 vende të botës

Bursa Coinbase lajmëroi se tregtimi i kriptovalutave tashmë është në dispozicion në 100 vende të botës, pasi shtoi mbështetjen edhe për 50 shtete të reja.

Lajmi erdhi pasi që kompania zgjeroi aktivitetin edhe për monedhën e saj në 85 vende të botës që vlenë për Coinbase dhe Coinbase Pro, përcjell Telegrafi.


Vitin e kaluar, kjo kompani ishte në dispozicion në vetëm 32 vende të botës, ndërsa tashmë kjo shifër shkon në 103 vende.

Angola, Armenia, Aruba, Bahama, Bahrein, Barbados, Benin, Bermuda, Botsvana, Brazil, Ishujt Virgin, Brunei, Kamerun, Ishujt Kajman, Kostoa Rika, Kuaraçao, Republika Domenikane, Ekuador, El Salvador, Gana, Guatemala, Honduras, Xhamaika, Jordania, Kazakistan, Kenia, Kuvajt, Kirgistan, Makau, Maldive, Ishujt Mauritius, Mongolia, Mali i Zi, Namibia, Nepal, Nikaragua, Oman, Panama, Paraguaj, Ruanda, Serbia, Afrika e Jugut, Tajvan, Trinidad Tobago, Tunizia, Turqia, Uganda, Uruguaj, Uzbekistan dhe Zambia janë vendet e reja që janë përfshirë në bursën Coinbase.

Bitcoin vazhdon të rritet, tejkalon kufirin prej 8 mijë dollarësh
Lexo po ashtu Bitcoin vazhdon të rritet, tejkalon kufirin prej 8 mijë dollarësh

Është e qartë se Coinbase po përpiqet të zgjerojë prezencën në mbarë botën, por situata nuk ka qenë kaq pozitive për kriptovalutat në 12 muajt e fundit.

Në fillim të muajit prill, pas “dimrit” të kriptovalutave, Coinbase largoi 30 punëtorë, megjithatë në muajin dhjetor 2018, kompania tha se do të shtonte edhe 30 kriptovaluta të tjera përfshirë EOS dhe XRP për tregtim. /Telegrafi/