LAJMI I FUNDIT:

“Burrneshat”, sonte premierë në “Berlinale”

“Burrneshat”, sonte premierë në “Berlinale”

Rrëfimi për burrneshat shqiptare që mes tjerësh mban vulën e Kosovës si bashkëprodhuese, sonte (e enjte) do të shfaqet në ekranin e festivalit prestigjioz të filmit në Berlin.

Filmmi me regji të Laura Bispurit dhe skenar të bazuar në romanin e shkrimtares shqiptare Elvira Dones, do të ketë premierën zyrtare në Berlinale. Në tepihun e kuq të festivalit pritet të parakalojë ekipi i filmit.


Kosova do të përfaqësohet me aktorët Ilire Vinca-Çelaj e Luan Jaha, që janë pjesë e kastës së filmit “Burrneshat”. Të dy tashmë kanë mbërritur në Berlin.

Aty, tash e shtatë ditë po qëndron edhe një ekip nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Në fotografi të publikuara në “Facebook” shihet hapësira e përbashkët e Kosovës me Shqipërinë në tregun e “Berlinales” ku janë ekspozuar katalogët me përshkrime për filma artistikë, të shkurtër, dokumentarë e të animuar.

“Burrneshat” është në konkurrencë zyrtare për “Ariun e artë”. Filmi është bashkëprodhim i Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës. /koha/