LAJMI I FUNDIT:

“Burrneshat” jepet premierë në Berlinale

“Burrneshat” jepet premierë në Berlinale

Më shumë se një mijë vetë e kanë parë rrëfimin për traditën e burrneshave të Shqipërisë, të konceptuar në pikëpamjen e regjisores italiane Laura Bispuri.

Filmi “Burrneshat” është dhënë të enjten mbrëma premierë në festivalin prestigjioz të filmit në Berlin. E në Berlinale kanë qenë të ftuar edhe aktorët nga Kosova, Ilire Vinca e Luan Jaha, të cilët janë pjesë e filmit.


“Burrneshat” është filmi i parë artistik i regjisores italiane Laura Bispuri dhe është bazuar në romanin e shkrimtares shqiptare Elvira Dones.

“Berlinale” sivjet po mban edicionin e 65-të, që do të përmbyllet me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, më 14 të këtij muaji.

Ekipi i filmit që është bashkëprodhim i Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës – që ka kontribuar me 50 mijë euro – ka parakaluar në tepihun e kuq, që shtron rrugën drejt sallës “Berlin Palast”, në të cilin ka zënë vend audienca.

Mediet botërore, duke përfshirë edhe agjencinë “Reuters” kanë raportuar për filmin gjatë gjithë ditës. /koha/Telegrafi/