Burri që po befason të gjithë: Ai ecën me duar dhe mund të bëjë gjëra që nuk mund t’i bëjnë as ata që ecin në këmbë (Video)

Një burrë etiopian, emri i të cilit thuhet se është Dirar Abohoy, i cili ka ecur me duart e tij që nga mosha 9 vjeçare, dëshiron një Rekord Guinness për aftësitë e tij mbinjerëzore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 32 vjeçar i cili me aftësitë e tij unike ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Siç edhe mund të shihet në disa pamje të publikuara, Abohoy, ndër tjerash ai është filmuar duke lëvizur një makinë me një litar të lidhur për trupin e tij.
Cilësitë e tij të jashtëzakonshme tregojnë gjithashtu se si derisa ecte me duar, ai ishte në gjendje të bartte një person tjetër.
Aftësitë e burrit etiopian gjithashtu kanë provokuar edhe komente të shumta në rrjetet sociale ku disa përdorues thjesht kanë pyetur se si është në gjendje të bëjë një gjë të tillë. /Telegrafi/










































